Ukraina është në një rrugë "të pakthyeshme" drejt anëtarësimit në NATO, ka thënë të mërkurën sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke çuar përpara garancitë amerikane se vendi do të lejohet të bashkohet me aleancën ushtarake perëndimore, por vetëm pasi të përfundojë lufta e tij me Rusinë.
Një komunikatë e përbashkët nga të 32 aleatët e NATO-s që takohen në Ëashington pritet më vonë të mërkurën për të çimentuar angazhimin e pakthyeshëm" të NATO-s ndaj Ukrainës, ka thënë një zyrtar evropian, duke folur në kushte anonimiteti, raporti AP.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka luftuar për të paktën një garanci të fortë nga NATO se Ukraina mund t'i bashkohet aleancës ushtarake.
SHBA dhe disa vende të tjera kanë kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës, ndërkohë që konflikti me Rusinë vazhdon, për të shmangur tërheqjen e aleatëve në një luftë më të madhe. Ata gjithashtu kanë theksuar se Ukraina duhet të bëjë hapa të rëndësishëm për të adresuar korrupsionin si dhe reforma të tjera sistematike.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka kundërshtuar ashpër luftën e Ukrainës fqinje për t'u bashkuar me aleancën perëndimore, duke e deklaruar atë një shkelje të sigurisë dhe interesave të Rusisë.
Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nënvizoi se Ukraina nuk do të bashkohet menjëherë me radhët e aleancës.