Botë

Shkon në 31 numri i të vdekurve nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë

Sulmi në spitalin e fëmijëve në spital

Sulmi në spitalin e fëmijëve në spital

Foto: Associated Press

E përditësuar (14:54) - Të paktën 31 persona janë vrarë dhe 130 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve masive ruse në të gjithë Ukrainën, njoftuan të hënën zyrtarët ukrainas.

Sipas tyre, një raketë goditi një spital të madh të fëmijëve në kryeqytetin, Kiev, derisa ekuipazhet e urgjencës kërkuan nën rrënojat për viktima. Breshëria ruse gjatë ditës kishte në shënjestër pesë qytete ukrainase me më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme, duke goditur ndërtesa banimi dhe infrastrukturë publike, bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një postim në mediat sociale.

Udhëheqësit perëndimorë që kanë mbështetur Ukrainën në luftë do të mbajnë një samit tre-ditor të NATO-s në Washington duke filluar të martën. 

Ata do të shikojnë se si mund ta sigurojnë Ukrainën për mbështetjen e palëkundur të aleancës dhe t'u ofrojnë ukrainasve shpresë se vendi i tyre mund të kalojë konfliktin më të madh të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.


Së paku 20 të vrarë nga sulmet ruse nëpër qytetet ukrainase

Të paktën 20 persona janë vrarë pas sulmit me raketa të nisur nga Rusia kundër qyteteve të Ukrainës, sipas zyrtarëve.

Në kryeqytetin, Kiev, të paktën shtatë njerëz janë vrarë në një sulm qw ndodhi tw hënën,  raporton BBC News. Bashkiaku i qytetit ka thënë se një spital i fëmijëve është goditur nga sulmi raketor dhe se tani është duke u evakuuar.

Kreu i administratës ushtarake në qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih, ka thënë se të paktën 10 njerëz janë vrarë atje, me tre të tjerë të vdekur në qytetin lindor Pokrovsk.
Presidenti ukrainas Volosymyr Zelensky, i cili po viziton Poloninë, ka thënë se Rusia ka lëshuar rreth 40 raketa përgjatë vendit.

“Qytete të ndryshme: Kiev, Dnipro, Kryvyi Rih, Sloviansk, Kramatorsk. Më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme. Janë dëmtuar ndërtesa rezidenciale, infrastruktura dhe një spital i fëmijëve”, ka thënë ai.

Re të tymit janë parë përgjatë Kievit, ndërsa nëpër pamje janë parë edhe dëmet e spitalit të fëmijëve, Okhmadyt. Nuk është bërë e ditur nëse aty ka të plagosur.

Por Zelenskyy ka thënë në rrjetet sociale se njerëzit janë bllokuar poshtë rrënojave të spitalit. Ai ka shtuar se numri i të lënduarve në spital nuk dihet akoma. 

Sipas bashkiakut të Kievit, Vitaliy Klitschko, bombardimet në kryeqytet kanë qenë më të rëndat që nga fillimi i luftës.