Marine Le Pen e ka quajtur “të vonuar” fitoren e Frontit Kombëtar në zgjedhjet në Francë, derisa për presidentin aktual, Emmanuel Macron, tha se “ai është në një pozitë të paqëndrueshme”.
Le Pen u shpreh të dielën pas publikimit të rezultateve preliminare, derisa kreu i partisë dhe kandidati për kryeministër, Jordan Bardella, është shprehur se “Macron e ka çuar Francën drejt pasigurisë”.
“Unë e di sa miliona francezë janë frustruar. Fronti Kombëtar do ta forcojë punën e tij në Asamblenë Kombëtare nën drejtimin e Marine Le Pen”, ka theksuar ai, raportoi TheGuardian.
Në anën tjetër raportohet se presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se rezultati zgjedhor do të respektohet.
Sipas Pallatit Elysee, Macron po analizon rezultatin dhe procesin.