Botë

Protesta kundër Konventës së partisë së ekstremit të djathtë në Gjermani

protesta

Partia gjermane e ekstremit të djathtë – Alternativa për Gjermaninë – ka rizgjedhur në krye të saj dy udhëheqësit e deritanishëm, pasi që subjekti politik siguroi rezultat të mirë në zgjedhjet e fundit evropiane. 

Derisa partia po i mbante zgjedhje, me mijëra gjermanë protestuan kundër konventës, teksa disa demonstrues bënë përpjekje për t’i bllokuar rrugët e Esenit dhe për t’u përleshur me policinë. 

Autoritetet rajonale në Esen kanë përllogaritur se në këtë protestë morën pjesë mbi 20 mijë persona, teksa mijëra të tjerë kanë dalë edhe në tubime të tjera protestuese, raportoi agjencia gjermane e lajmeve DPA. 

AfD-ja ka siguruar 15.9 për qind të votave për të dalë e dyta në zgjedhjet për Parlamentin Evropian që u mbajtën më 9 qershor. 

Në Konventën e rregullt dyditore, dy udhëheqësit e partisë, Alice Weidel e Tino Chrupalla, u rizgjodhën pa vota kundër edhe për një tjetër mandat dyvjeçar. Ata e morën mbështetjen e 79.8, respektivisht 82.7 për qind të delegatëve.