Një zjarr i madh përfshiu një depo të armëve në Çad të martën mbrëma, duke shkaktuar disa viktima, kanë njoftuar autoritetet, raporton “BBC”.
Ministri i Jashtëm i Çadit, Koulamallah Abderaman, ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në depon ushtarake në zonën Goudji të kryeqendrës N’Djamena.
Presidenti i Çadit, Idriss Deby, ka ofruar ngushëllime të sinqerta për viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa nuk është treguar numri i saktë i viktimave.
Në videot që kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale është parë se si shpërthimi gjatë natës të së martës ndriçoi qiellin.
Dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar dridhjet disa kilometra larg.
“Kishte shpërthime të municioneve të gjitha kalibrave”, ka thënë një dëshmitar për agjencinë “AFP”.
Një dëshmitar i ka thënë agjencisë “Reuters” se ka parë tre persona të plagosur të shtrirë në rrugë, ndërsa një tjetër ka thënë se fqinji i tij ka humbur jetën.
“Zhurma na zgjoi ne. Shtëpia po dridhej sikur dikush po gjuante në drejtim nesh. Më pas shikuam zjarrin e madh në kampin ushtarak dhe gjëra duke shpërthyer në ajër. Shihnim artilerinë duke fluturuar mbi ne”, ka thënë Moustapha Adoum Mahamat.
Ministri i Jashtëm i Çadit, Abderaman, i ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë.
Shkaku i zjarrit nuk është bërë i ditur dhe presidenti Deby ka premtuar hetime.
The largest ammunition depot in Chad's capital has caught fire
The fire caused a series of explosions, Foreign Minister Kulamalla Abderrahman said.
Witnesses said parts of the ammunition fell on the roofs of nearby houses, killing at least one person and wounding several… pic.twitter.com/QedBvO4ScD
Chad's strategic weapons reserve was destroyed by fire tonight in spectacular fashion. Very hard to see this as a coincidence. Feels more like a message. Regional attention is so focused on events El Fasher that Chad's internal dynamics are largely ignored. At the region's peril. pic.twitter.com/TnLnmO00Uu