Botë

Ushtria izraelite njofton për “pauzë taktike” për ta lejuar hyrjen e ndihmave në Gaza

Kamionet me ndihma duke pritur hyrjen ne Gaza

Foto: Associated Press

Ushtria izraelite të dielën ka njoftuar për një “pauzë taktike” të ofensivave të saja në jug të Rripit të Gazës për të lejuar të hyrjen e ndihmave humanitare, raporton agjencia “AP”. 

Ushtria izraelite bëri të ditur se pauza në zonën e Rafahs nisi nga ora 8 e mëngjesit të dielën dhe do të mbetet në fuqi deri në ora 19:00 me kohë lokale. Ka thënë se pauza të tilla do të ndodhin çdo ditë deri te një njoftim i mëtutjeshëm. 

Këto pushime kanë për qëllim që të lejohen kamionët me ndihma të arrijnë te pika kufitare Kerem Shalom e kontrolluar nga Izraeli. Është pika kyçe e futjes së ndihmave dhe nga atje të udhëtojnë pa penguar drejt autostradës Salah a-Din, e të arrijnë në pjesë tjera të Gazës, ka thënë ushtria. 

Ka thënë se pauzat do të koordinohen me Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmave.