Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për një mori sanksionesh të reja ndaj Rusisë, për shkak të pushimit ushtarak të Ukrainës.
Departamenti i Shtetit dhe ai i Thesarit njoftuan të mërkurën për sanksionet që synojnë më shumë se 300 caqe, përfshirë subjekte në Rusi e po ashtu në Kinë, Turqi dhe Emirate të Bashkuara Arabe, raporton The Guardian.
Në një deklaratë pas sanksioneve, sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka thënë se me këtë vendim po rritet rreziku për institucionet financiare që merren me ekonominë e luftës të Rusisë.
“Ne po rrisim rrezikun për institucionet financiare që merren me ekonominë e luftës së Rusisë dhe po eliminojmë shtigjet për evazion, duke zvogëluar aftësinë e Rusisë për të përfituar nga aksesi për teknologjinë e huaj, pajisjet, softuerin dhe shërbimet e IT”, është shprehur ajo.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, më 24 shkurt të vitit 2022, SHBA-ja ka sanksionuar më shumë se 4,000 biznese dhe individë rusë, në një përpjekje për të dobësuar fluksin e parave dhe armatimeve në Moskë, që e kanë ndihmuar atë të jetë në avantazh në fushën e betejës muajt e fundit.
Ndonëse sanksionet nuk e kanë ndalur fluksin e mallrave të paligjshme, qëllimi është të vështirësohet për Rusinë që të marrë teknologji të rëndësishme.
Paketa e së mërkurës synon më shumë se 100 milionë dollarë në tregtinë midis Rusisë dhe furnizuesve për luftën e saj.