Botë

Bideni e krahason luftën e Ukrainës kundër Rusisë me frymën e Ditës D

Emmanuel Macron dhe Joe Biden

Emmanuel Macron dhe Joe Biden në përvjetorin e Ditës D në Normandi

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se lufta e ukrainasve përballë agresionit rus, është në frymën e Ditës D, përvjetori i 80 i së cilës po zhvillohet në Normandi të Francës të enjten.

Bideni i cili është i pranishëm bashkë me liderë të tjerë atje, e ka përshkruar konfliktin si pjesë e një lufte të pafundme mes diktaturës dhe lirisë. 

"Ukraina është pushtuar nga një tiran, ata po luftojnë me guxim të jashtëzakonshëm, duke pësuar humbje të mëdha, por kurrë nuk tërhiqen", është shprehur Bideni para të pranishmëve, në mesin e të cilëve edhe shumë veteranë të Luftë së Dytë Botërore, raporton BBC.

Bideni e ka lidhur luftën e Ukrainës kundër tiranisë me luftën për liri në plazhet e Ditës D. 

Ai është zotuar se NATO-ja dhe koalicioni më i gjerë ndërkombëtar pro-ukrainas do të qëndrojnë të fortë me Ukrainën dhe "nuk do të largohen". 

Ai e ka quajtur NATO-n "aleancën më të madhe ushtarake në botë" dhe thotë se është "më e vendosur se kurrë për të ruajtur paqen". 

“Izolimi nuk ishte përgjigja 80 vjet më parë dhe nuk është përgjigja as sot”, ka shtuar Bideni.

LEXO EDHE: