Autoritetet gjermane kanë deklaruar se kanë zbuluar motive ekstremiste islamike prapa sulmit të së premtes me thikë në qytetin jugperëndimor Manheim, gjatë të cilit është plagosur rëndë edhe një polic, dhe i cili të hënën ka vdekur.
Ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann ka shkruar në platformën sociale X se “ka indikacione të qarta të një motivi islamist” për sulmin, dhe se prokurorët federalë, të cilët janë përgjegjës për terrorizëm dhe raste të sigurisë kombëtare janë duke i kryer hetimet e mëtejme, raporton AP.
Zyra e prokurorit federal ka konfirmuar të martën se e ka marrë përsipër rastin, duke theksuar rëndësinë e tij dhe duke deklaruar se i dyshuari ishte i motivuar nga feja.
Hetuesit kanë thënë se sulmuesi, është një 25-vjeçar nga Afganistani, i cili ka jetuar në Gjermani që nga viti 2004 dhe për të cilin është mësuar se i ishte refuzuar aplikimi për azil. Ai i ka sulmuar me thikë disa anëtarë të një grupi që e paraqesin veten si kundërshtar të “islamit politik”.
Pesë anëtarë të grupit “Pax Europa” janë plagosur bashkë me një oficer policie i cili kishte ndërhyrë për ta ndalë sulmuesin. 29-vjeçari ka vdekur të dielën pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Policia më pas e ka gjuajtur me armë sulmuesin, duke e plagosur.
Sulmi i cili ka ndodhur rreth një javë para se Gjermania të votonte në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ka nxitur thirrjet nga opozita dhe disa politikanë të partive qeverisëse që autoritetet ta bëjnë të mundur depërtimin në Afganistan, i cili ishte ndërprerë pasi talibanët e morën atje pushtetin, në vitin 2021. Thirrja e njëjtë është bërë edhe sa i përket Sirisë.
LEXO EDHE: