Botë

Gjendet trupi i viktimës së pestë nga përmbytjet në Gjermani

Përmbytjet në Gjermani

Përmbytjet në Gjermani

Foto: Associated Press

Trupi i një gruaje është nxjerrë nga një veturë që ishte mbytur si pasojë e përmbytjeve në Bavari, ka bërë të ditur policia të martën, duke e çuar në pesë numrin e konfirmuar të vdekjeve nga vërshimet në Gjermaninë jugore.

Shiu i dendur i vazhdueshëm çoi në përmbytje të gjera gjatë fundjavës. Ndërsa situata tani është lehtësuar në Gjermaninë jugperëndimore, nivelet e ujit mbetën të larta në disa pjesë të Bavarisë, veçanërisht në Danub dhe në zonën e Rosenheim në juglindje. Disa linja kryesore hekurudhore, duke përfshirë disa që çojnë në Munhen, vazhdojnë të mbeten të bllokuara ose të ndërprera, raporton AP.

Trupat e katër personave që vdiqën nga përmbytjet u gjetën të dielën dhe të hënën, tre prej tyre në bodrumet e përmbytura.

Policia raportoi viktimën e pestë të martën në qytetin e vogël Markt Rettenbach.

Sipas policisë, një shofere e cili me sa duket kishte injoruar pengesat që bllokonin një rrugë të përmbytur të hënën, rrëshqiti nga rruga në një fushë dhe thirri shërbimet e urgjencës për t'i njoftuar se vetura e saj po mbushej me ujë.

Ekipet e shpëtimit gjetën automjetin gati të zhytur në ujë dhe gjetën trupin e gruas.