Botë

Vdiq polici që u plagos në sulmin me thikë në Manheim të Gjermanisë

Sulmi me thikë në Manheim

Sulmi me thikë në Manheim

Ka vdekur të dielën polici gjerman që kishte ndërhyrë në një sulm me thikë që ka ndodhur të premten në qytetin e Manheimit, në jugperëndim të Gjermanisë.

Pesë persona janë plagosur pasi një burrë i kishte sulmuar ata me thikë, në një tubim të organizuar nga Pax Europa, një grup që bënte fushatë kundër islamit radikal, raporton AFP.

Polici ishte therë me thikë disa herë në zonën e kokës, derisa po përpiqej ta ndalte sulmin, ka bërë të ditur policia lokale. 

Ai u është nënshtruar menjëherë ndërhyrjeve dhe ndodhej në koma, mirëpo nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë se ishte i trishtuar nga vdekja e policit si pasojë e “sulmit të tmerrshëm”.

“Angazhimi i tij për sigurinë tonë meriton njohjen më të lartë”, ka shkruar Scholzi në X. 

Gjermania ka qenë në gatishmëri të lartë nga sulmet e mundshme islamiste, që kur ka nisur lufta Izrael-Hamas në Gaza.

Shteti po ashtu ka parë një varg sulmesh të kryera ndaj politikanëve gjatë punës së tyre ose fushatës pak para zgjedhjeve evropiane.

VIDEO: