Botë

Biden: Skandaloze kërkimi i arrestimit të liderëve të Izraelit

Joe Biden

Joe Biden

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka quajtur skandaloz vendimin e kryeprokurorit të GJNP-së që të kërkojë fletarrest për liderët izraelitë. 

“Kërkesa e prokurorit të GJNP-së për arrestim të udhëheqësve izraelitë është skandaloze. Dhe më lejoni të jem i qartë, çfarëdo që mund të nënkuptojë ky prokuror, s’ka asnjë ekuivalencë mes Izraelit e Hamasit. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij”, ka thënë Biden, raporton “BBC”.