Ukraina ka kthyer prapa trupat e saj nga disa fshatra në rajonin kufitar të Kharkivit, pas presionit të vazhdueshëm nga forcat ruse.
Ushtarët janë vënë nën luftime të rënda dhe kanë lëvizur “në pozicione më të favorshme” në dy zona të rajonit veri-lindor, ka bërë të ditur një zëdhënës ushtarak, raporton BBC.
Presidenti Volodymyr Zelensky i ka anuluar të gjitha udhëtimet e ardhshme, ndërsa trupat luftojnë për të frenuar inkursionin e ri ndërkufitar, me disa qytete dhe fshatra që ndodhn në luftime të ashpra.
Sekretari i tij i shtypit, Sergiy Nykyforov, ka thënë se presidenti ka udhëzuar që “të gjitha ngjarjet ndërkombëtare të shtyhen dhe të koordinohen datat e reja”.
Nga Moska kanë deklaruar se forcat e saj kanë marrë nën kontroll dy vendbanime të tjera në rajon, Lukyantski and Hlyboke, dhe po ashtu fshatin Robotyne, në rajonin e Zaporizhzhias jugore.
Robotyne ishte në mesin e disa vendbanimeve që Kievi rimori në kundërofensivë të verës, vitin e kaluar.
Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase ka thënë në një deklaratë se vendimi për të lëvizur trupat nga zonat Lukyantsi dhe Vovchansk u mor për "të ruajtur jetën e ushtarakëve tanë dhe për të shmangur humbjet".
Mijëra civilë kanë ikur në perëndim ditët e fundit drejt qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv - duke përfshirë nga qyteti Vovchansk, i vendosur 74 km larg, ka bërë të ditur Oleksiy Kharkivskiy, shefi i policisë së Vovchansk.
Kievi ka dërguar përforcime në rajonin më të gjerë të Kharkivit pas inkursionit të së premtes - i parë si një nga sulmet më të mëdha tokësore të Rusisë që kur nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të vendit në shkurt 2022.
Kjo vjen ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është në një vizitë në Kiev - zyrtari i parë i lartë amerikan që udhëton në Ukrainë që kur Kongresi miratoi një paketë ndihme prej 61 miliardë dollarësh muajin e kaluar.
LEXO EDHE: