Të paktën 60 persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë lënduar si pasojë e vërshimeve në veri të Afganistanit, kanë bërë të ditur zyrtarët talibanë.
Dhjetëra të tjerë kanë mbetur të zhdukur pasi reshjet e mëdha kanë goditur pesë rajone në provincën Baghlan, derisa parashihet se numri i të vdekurve mund të rritet pas dy stuhive të tjera që pritet ta godasin rajonin, raporton BBC.
Pamjet në mediat sociale tregojnë për ujërat që depërtojnë nëpër shtëpi në disa fshatra, duke shkaktuar edhe dëme të mëdha.
Shteti është goditur nga një mot i keq jo i zakonshëm në javët e fundit, derisa vërshimet kanë lënë të vdekur më shumë se 100 persona që nga mesi i prillit.
Ndërkohë, zyrtarët talibanë kanë bërë të ditur se më shumë se 200 persona kanë mbetur të ngujuar në shtëpitë e tyre.
Rreth 2,000 shtëpi, tri xhami dhe katër shkolla janë shkatërruar si pasojë e vërshimeve.
Afganistani është në mesin e kombeve më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike, sipas ekspertëve. Shteti është një prej më të varfërve në botë