Botë

Kandidati gjerman për Parlamentin Evropian rrihet gjatë fushatës

Matthias Ecke

Një kandidat për partinë e qendrës së majtë të kancelarit Olaf Scholz në zgjedhjet e muajit të ardhshëm për Parlamentin Evropian u rrah dhe pësoi lëndime të rënda gjatë fushatës në një qytet lindor.

Ky ishte më i fundit në një seri incidentesh që kanë ngritur tensionet politike në Gjermani para zgjedhjeve. Socialdemokratët kanë nisur fushatën për votimin e 9 qershorit me një tubim në Hamburg.

Matthias Ecke, kandidat për Partinë Socialdemokrate, u sulmua derisa po vendoste posterë në Dresden të premten në mbrëmje. Ai u dërgua në spital dhe iu deshtë t’i nënshtrohej operacionit.

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, ka thënë se nëse dëshmohet se sulmi u bë me motiv politik, do të paraqiste “një sulm serioz mbi demokracinë”.