Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Arabinë Saudite, në një udhëtim disaditor në Lindje të Mesme për të diskutuar mbi çështjen e Gazës dhe tema të tjera, ka raportuar TheGuardian.
Diplomati amerikan do të vizitojë edhe Izraelin, ku pritet të bëjë të bëjë presion ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të ndërmarrë “hapa konkrete në përmirësimin e gjendjes humanitare në Gazë”.
SHBA-ja ka njoftuar se Blinken do të diskutojë me përfaqësues të vendeve arabe mbi grupet militante të Hamasit.
Autoritetet izraelite kanë vendosur në rrethim total Gazën dhe kanë kryer sulme ajrore, duke i vrarë mijëra palestinezë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i kishte kërkuar Netanyahut që të ndalojë bombardimin e spitaleve në Gazë.