Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, i ka mohuar akuzat për korrupsion ndaj gruas së tij, dhe ka paralajmëruar dorëheqjen pas fillimit të hetimeve gjyqësore mbi dyshimin se gruaja e tij e ka përdorur pozicionin e saj për të ndikuar në disa marrëveshje lidhur me një biznes, raporton “BBC”.
Përmes një postimi në rrjetin sociale “X”, Sánchez i ka quajtur të rreme akuzat ndaj gruas së tij, Begoña Gómez. Ai ka anuluar po ashtu agjendën e tij publike deri të hënën kur edhe pritet të njoftojë nëse do të japë dorëheqje nga detyra si kryeministër.
Sánchez, 52 vjeç, është kryeministër i Spanjës që nga viti 2018. Ai formoi qeverinë e re të koalicionit të krahut të majtë në muajin nëntor për një mandat tjetër katërvjeçar.
Ai është një nga udhëheqësit socialistë më jetëgjatë në Evropë.