Sulm në një qendër tregtare

Shtatë të vdekur nga sulmi në Sydney, përfshirë sulmuesin

Sulm në Sydney

Sulm në Sydney

Foto: Associated Press

Ka shkuar në gjashtë numri i të vrarëve nga sulmi në Sydney mesditën e të shtunës.

Në një përditësim të policisë australiane së fundmi, thuhet se sulmuesi ka lënë të vdekur gjashtë persona, derisa më vonë ai është vrarë nga një oficer policie.

Policia ka konfirmuar se viktima e gjashtë e sulmit në Sydney është nëna e një foshnje nëntë muajshe.
Sipas policisë, foshnja ishte po ashtu viktimë e sulmit dhe është duke u trajtuar në spital. 

Ndërkohë, disa persona të plagosur janë dërguar në spital.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka thënë se nuk dihet ende motivi i sulmit, por se autoritetet hetuese janë duke punuar në këtë drejtim. 

Albanese u ka shprehur ngushëllim familjarëve të viktimave.


Pesë të vrarë nga sulmi në qendrën tregtare në Sydney

Të paktën pesë persona besohet se kanë vdekur nga sulmi në qendrën tregtare në Sydney.

Një foshnje po ashtu besohet se është në mesin e atyre që janë therur.

Komisari i Policisë në Sydney, Anthony Cooke, ka konfirmuar se sulmuesi është qëlluar për vdekje nga policia. 

Ai ka thënë se ai kishte vepruar i vetëm dhe se nuk ka më rrezik. 

Cooke ka shtuar se dhjetëra persona janë dërguar në spital. 

 


Sulm në një qendër tregtare në Sydney

Qindra njerëz janë larguar nga një qendër tregtare në Sydney pasi u raportua për disa therje, e po ashtu thuhet të ketë pasur edhe të shtëna.

Mediat lokale raportuan se të shtëna armësh mund të dëgjoheshin brenda qendrës tregtare “Westfield”.

Reuters raportoi se një burrë është plagosur. 

Policia po zhvillon operacionin brenda qendrës, ndërsa njerëzit janë evakuuar nga zona.