Botë

Në fjalimin për Bajram, lideri i Iranit premton hakmarrje ndaj Izraelit

Ayatollah Ali Khamenei

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka persëritur premtimet e tij për t’u hakmarrë ndaj Izraelit për vrasjen e dy gjeneralëve iranianë në Siri.

Këtë deklaratë Khamenei e bëri gjatë fjalimit të mbajtur për festën e Fitër Bajramit nga Teherani, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”. 

“Regjimi i keq i Izraelit duhet të ndëshkohet dhe do të dënohet”, ka thënë ai.

Udhëheqësit iranianë, përfshirë Khamenein, janë zotuar në mënyrë të vazhdueshme për hakmarrje që kur Izraeli sulmoi Konsullatën e Iranit në Damask në fillim të këtij muaji, ku u vranë shtatë ushtarakë iranianë, ndër ta dy gjeneralë.