Hulumtimi i BBC-së

Paralajmërimet e Izraelit për banorët e Gazës rreth sulmeve, me shumë gabime

Sulmet në Gaza

Sulmet në Gaza

Foto: BBC

Paralajmërimet e evakuimit të lëshuara nga Izraeli për njerëzit në Gaza përpara sulmeve, kanë pasur një mori gabimesh të rëndësishme, ka zbuluar një analizë e BBC-së.

Paralajmërimet përmbanin informacione kontradiktore dhe nganjëherë emërtoheshin gabimisht rrethet. Kjo i ka bërë konfuzë palestinezët që kërkonin siguri.

Ekspertët thonë se gabime të tilla mund të shkelin detyrimet Izraelite ndaj së drejtës ndërkombëtare.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë hedhur poshtë çdo pohim se paralajmërimet ishin konfuze ose kontradiktore.

Në një deklaratë, ajo ka thënë se alarmet e analizuara nga BBC-ja ishin vetëm një element i "përpjekjeve të Izraelit për të inkurajuar evakuimin e civilëve jashtë zonës së rrezikut".

E drejta ndërkombëtare humanitare kërkon që forcat sulmuese të japin paralajmërim efektiv paraprak për sulmet që mund të prekin popullatën civile, përveç rasteve kur rrethanat nuk e lejojnë.

Izraeli thotë se sistemi i tij i paralajmërimit është krijuar për të ndihmuar civilët të largohen nga rreziku ndërsa vazhdon luftën kundër Hamasit. Sistemi e ndan hartën e Gazës në qindra blloqe të numëruara.

Izraeli ka prodhuar një hartë interaktive në internet të blloqeve që gjeo-lokalizon përdoruesit, duke treguar vendndodhjen e tyre të drejtpërdrejtë dhe numrin e bllokut në të cilin ndodhen.

Ky postim i IDF-së nga fundi i janarit tregon një postim në X me një lidhje përmes kodit QR në hartën kryesore të bllokut.

Por njerëzit me të cilët BBC-ja ka folur kanë përshkruar se kishin vështirësi për të hyrë në internet dhe për të hyrë në sistem, si dhe për ta gjetur sistemin e bllokut vështirë për t'u kuptuar.

BBC analizoi kanalet e mediave sociale të IDF-së në gjuhën arabe në Facebook, X dhe Telegram, ku u gjetën qindra postime që përmbajnë paralajmërime. Të njëjtat paralajmërime shpesh postoheshin në mënyrë të përsëritur.

BBC-ja ka kërkuar gjithashtu paralajmërime me fletëpalosje të cilat ishin fotografuar dhe shpërndarë në internet. IDF-ja ka thënë se ka hedhur 16 milionë fletëpalosje të tilla mbi Gazën.

26 paralajmërimet e veçanta që janë gjetur përmbanin informacion specifik nga IDF-ja që njerëzit mund t'i përdornin për t'i shpëtuar zonave të rrezikut. Por 17 prej tyre përmbanin edhe gabime dhe mospërputhje.