Ukraina ka gjuajtur më shumë se 40 dronë në rajonin kufitar të Rostovit të Rusisë, kanë bërë të ditur të premten zyrtarët e mbrojtjes së Moskës, në atë që dukej të ishte një nga sulmet e saj më të mëdha ajrore në luftë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se gjithsej 44 dronë u “kapën dhe shkatërruan” në rrethin Morozovsky, më shumë se 100 kilometra nga kufiri. Sulmi dëmtoi një nënstacion energjie, ka thënë guvernatori i Rostovit, Vasily Golubev, raporton AP.
Mediat ruse raportuan se ekziston një aeroport ushtarak afër qytetit të Morozovsk, por nuk ishte e qartë nëse fusha ajrore ishte objektivi i sulmit.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se nëntë dronë të tjerë u kapën mbi rajonet kufitare të Rusisë në Kursk, Belgorod, Krasnodar dhe rajonin e afërt të Saratovit.
Lufta me dron është një tipar kyç i luftës, e cila ka hyrë në vitin e tretë që nga pushtimi i plotë i Rusisë ndaj fqinjit të saj.
Autoritetet ruse kanë akuzuar prej kohësh Ukrainën se ka nisur sulme të rregullta me dronë ndaj termocentraleve, rafinerive të naftës dhe objektivave të tjera në rajonet perëndimore të Rusisë pranë kufirit.
Muajin e kaluar, Ukraina gjuajti një breshëri prej 35 dronësh në objektiva të tillë, ka thënë Rusia.
Disa sulme kanë arritur thellë në Rusi, duke përfshirë Moskën dhe deri në 1200 kilometra në lindje të Ukrainës.
VIDEO:
BREAKING:
Ukrainian drone swarms are striking the Morozovsk military airfield near the Russian city of Rostov.
It’s hundreds of kilometers away from the frontlines in Ukraine pic.twitter.com/rVuzwWdKws
So late last night (European time) I brought you news of drones attacking the #Russian regions of #Kursk and #Rostov, with an airfield clearly the target in the latter.
And this morning we've had an attempted #Ukraine drone attack on the #Engels airbase in #Saratov oblast. pic.twitter.com/2pFF2cWXAQ