Ish-manjati i kriptovalutave, Sam Bankman-Fried, është dënuar me 25 vjet burgim për ndikimin e tij në falimentimin e kompanisë “FTX” në vitin 2022.
Ai u shpall fajtor nga gjykata në New York për shtatë vepra penale, e njëra prej tyre është për mashtrim, raportoi TheGuardian.
“FTX” dikur ishte një nga platformat më të njohura në botë për tregtimin e monedhave digjitale, raporton AP.
Bankman-Fried, 32 vjeçar, ishte dënuar edhe në muajin nëntor për mashtrim dhe konspiracion, që paraqiste rënie dramatike nga një vit më parë, kur ai dhe kompanitë e tij po korrnin sukses të madh.
Trupi gjykues vendosi që Bankman-Fried po përdorte në mënyrë të paligjshme paratë nga investitorët e “FTX” për të mbuluar shpenzimet e tij, të cilat përfshinin blerjen e pronave luksoze në Karaibe, ryshfete të pretenduara për zyrtarët kinezë dhe avionë privatë.
Sipas prokurorëve Bankman-Fried mori më shumë se 10 miliardë dollarë nga klientët në një nga mashtrimet më të mëdha financiare në historinë e SHBA-së.
Prokurorët patën rekomanduar dënim me burgim me kohëzgjatje nga 40 deri në 50 vjet.