Botë

Supremja i jep Teksasit të drejtën që të arrestojë e burgosë emigrantë

Gjykata Supreme ka vendosur që Teksasi mund të arrestojë dhe burgos emigrantët, si pjesë e ligjit të ri të ashpër të imigracionit të shtetit.

Ligji, SB4, do të lejojë policinë lokale dhe shtetërore të arrestojë dhe ndjekë penalisht të dyshuarit për kalim të paligjshëm të kufirit meksikan, raportoi BBC.

Administrata Biden e ka quajtur ligjin jokushtetues. Vendimi vjen një ditë pasi u bllokua nga e njëjta gjykatë ndërkohë që trajtoheshin ankesat urgjente.

Në total, SB4 është shtyrë tri herë nga gjyqtari, Samuel Alito. Të martën, Gjykata vendosi që SB4 mund të hyjë në fuqi, ndërsa gjykata më e ulët federale e apelit peshon ligjshmërinë e saj.

Tre gjyqtarët liberalë të gjykatës - Sonia Sotomayor, Elena Kagan dhe Ketanji Broën Jackson e kundërshtuan.

SB4 u jep oficerëve të policisë lokale dhe të shtetit mundësinë për të ndaluar dhe arrestuar këdo që dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht, përveç shkollave, objekteve të kujdesit shëndetësor dhe vendeve të kultit.

Dënimet do të sillen nga ato me gjoba 2,000 dollarëshe deri në dënimet me burgim të mundshëm.

Dënimet për ata që ilegalisht hyjnë përsëri në Teksas pasi janë dëbuar mund të shkojnë deri në 20 vjet burgim, në varësi të imigrimit dhe historisë kriminale të një personi.