Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se i ka thënë SHBA-së se e kundërshton krijimin e një shteti palestinez pasi konflikti në Gaza të përfundojë.
Netanyahu në një konferencë u zotua të vazhdojë ofensivën në Gaza “deri në fitoren e plotë”, shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve, duke shtuar se mund të duhen shumë muaj, raportoi BBC.
Me gati 25 mijë palestinezë të vrarë në Gaza, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje, dhe 85% të popullatës së zhvendosur, Izraeli është nën presion të madh ta ndalë ofensivën dhe të përfshihet në bisedime për përfundimin e luftës.
Aleatët e Izraelit e kanë nxitur për ringjallje të një zgjidhjeje dy-shtetërore, ku e ardhmja e shtetit palestinez do të shtrihej krah asaj të Izraelit.
Duke folur para mediave pas deklaratave të Netanyahut, zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në SHBA, John Kirby, ka theksuar se SHBA-ja dhe Izraeli “qartazi” i shohin gjërat ndryshe.
LEXO EDHE: