Botë

Azerbajxhani afër marrëveshjes së paqes me Armeninë

Zyrtarët e Azerbajxhanit kanë thënë se vendi mund ta arrijë një marrëveshje paqeje me Armeninë për t’i dhënë fund konfliktit të gjatë e ofensivës në shtator për ta marrë kontrollin e rajonit Nagorno-Karabakh.

Përballë një avancimi ushtarak, më shumë se 100,000 njerëz u larguan nga enklava, e cila pas një lufte në vitet 1990 ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene, të mbështetura nga Armenia.

Avancimi i ushtrisë e la rajonin të shkretë duke bërë që kryeministri armen, Nikol Pashinyan, të pretendojë se ishte akt i spastrimit etnik, gjë të cilën e mohoi Azerbajxhani.

Të dyja palët këmbyen të burgosur të luftës më 13 dhjetor, veprim ky i rrallë, raportoi Guardian. 

Presidenti azerbajxhanas, Ilham Alyev, u takua me Pashinyanin më 26 dhjetor për bisedime bilaterale, takimi i parë i dy liderëve që nga eksodi masiv.

Të dyja palët kanë shkëmbyer drafte për një marrëveshje paqeje të shkurtër. Elchin Amirbayov, i dërguar i presidentit azerbajxhanas, ka thënë se vendi po pret përgjigjen e Armenisë mbi draft propozimet.