Botë

Votuesit amerikanë nuk pajtohen me qëndrimin e Bidenit për Gazën

Votuesit pluralistë, ose 44 për qind e tyre, kanë thënë se Izraeli duhet të ndalë fushatën ushtarake për të ruajtur civilët në luftën që ka lënë gati 20 mijë palestinezë të vrarë. Ndërkaq, 39 për qind e të anketuarve kanë thënë se Izraeli duhet të vazhdojë fushatën edhe nëse ka civilë të vrarë në Gazë. Megjithatë, shumica e votuesve të rinj, përgjigje pas përgjigje, kanë treguar se e shohin më të keqen në Izrael.

Votuesit amerikanë nuk pajtohen me mënyrën se si presidenti Joe Biden ka menaxhuar konfliktin mes izraelitëve dhe palestinezëve, thuhej në sondazhin e realizuar nga New York Times dhe Siene College. Të rinjtë amerikanë janë më kritikë se më të moshuarit si ndaj aksioneve të Izraelit ashtu edhe ndaj reagimit të administratës amerikane për luftën në Gazë.

Votuesit gjithashtu kanë dërguar sinjale të përziera edhe për drejtimin që duhet marrë politikëbërja amerikane teksa lufta në Gazë ka hyrë në muajin e tretë. Mijëra palestinezë janë vrarë dhe administrata e Bidenit i ka bërë presion Izraelit që të përmbahet me fushatën ushtarake. Gati gjysma e amerikanëve duan që Izraeli të vazhdojë ushtaraken ushtarake, por duan që të shmanget vrasja e civilëve. Kjo ndasi e ka lënë presidentin me pak mundësi.

Sondazhi shërben si paralajmërim për Bidenin që po hyn në vitin e tij të fundit të mandatit të parë si president, por edhe për marrëdhëniet afatgjata mes shtetit hebrenj dhe faktorit më të fuqishëm, SHBA-së.

Qëndrimet e përçara në lidhje me konfliktin në mesin e votuesve tradicionale të demokratëve tregojnë vështirësinë me të cilën përballet Bideni për të mbajtur gjallë koalicionin që e krijoi në vitin 2020 – sfidë që tejkalon edhe indikatorët ekonomikë që janë pozitiv dhe problemet ligjore rreth kundërshtarit të pritur të tij, ish-presidentit Donald Trump.

Votuesit e regjistruar për këtë sondazh, kanë thënë se favorizojnë Trumpin më shumë se Bidenin për dy për qind, 46 me 44 për qind. Përkrahja për punën e presidentit ka rënë në 37 për qind, dy për qind më pak se në muajin korrik.

Elektorati është me dy mendje në lidhje me atë se çfarë duhet të ndodhë më pas, armëpushimi apo vazhdimi i fushatës kundër Hamasit që me sulmet e 7 tetorit la më shumë se 1 mijë e 200 izraelitë të vrarë.

Votuesit pluralistë, ose 44 për qind e tyre, kanë thënë se Izraeli duhet të ndalë fushatën ushtarake për të ruajtur civilët në luftën që ka lënë gati 20 mijë palestinezë të vrarë. Ndërkaq, 39 për qind e të anketuarve kanë thënë se Izraeli duhet të vazhdojë fushatën edhe nëse ka civilë të vrarë në Gazë.

Megjithatë, shumica e votuesve të rinj, përgjigje pas përgjigje, kanë treguar se e shohin më të keqen në Izrael. Pak prej tyre besojnë se izraelitët janë seriozë për paqen me palestinezët. Gati gjysma e tyre kanë thënë se Izraeli qëllimisht ka vrarë civilët. Gati tre e katërta kanë thënë se Izraeli nuk ka marrë masa për të shmangur vrasjen e civilëve. Shumica prej tyre kanë kundërshtuar masat ekonomike dhe ndihmat ushtarake për Izraelin.

Votuesit më të moshuar ishin më përkrahës për përpjekjet e Bidenit në Lindjen e Mesme. 52 për qind e votuesve të regjistruar të moshës 65-vjeçare janë pajtuar me veprimet e Bidenit për Izraelin. Vetëm 12 për qind e tyre kanë thënë se nuk pajtohen. Dhe votuesit më të moshuar tradicionalisht janë më të besueshmit në votimin e tyre.

LEXO EDHE: