Botë

Katari bëhet cak i kritikave për shkak të ndihmave në Gaza

Që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor, Katari është vënë nën kritika nga zyrtarë izraelitë, politikanë amerikanë dhe media për dërgimin e qindra milionë dollarëve në ndihmë për Gazën, e cila qeveriset nga grupi militant palestinez.

Por e gjithë kjo ndodhi me bekimin e Izraelit.

Në një seri intervistash me akterët kryesorë izraelitë të kryera në bashkëpunim me organizatën izraelite të gazetarisë investigative Shomrim, CNN-it iu tha se kryeministri Benjamin Netanyahu vazhdoi fluksin e parave në Hamas, pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga brenda qeverisë së tij.

Katari është zotuar të mos i ndalojë këto pagesa. Ministri i Shtetit të Katarit për Punët e Jashtme, Mohammed bin Abdulaziz Al-Khulaifi tha të hënën se qeveria e tij do të vazhdojë të bëjë pagesa për Gazën “për të mbështetur enklavën, siç ka bërë me vite”.

“Ne nuk do të ndryshojmë mandatin tonë. Mandati ynë është ndihma dhe mbështetja jonë e vazhdueshme për vëllezërit dhe motrat tona të Palestinës. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë atë në mënyrë sistematike siç e kemi bërë më parë”, tha Al-Khulaifi.

Burimet izraelite u përgjigjën duke theksuar se qeveritë e njëpasnjëshme kishin lehtësuar transferimin e parave në Gaza për arsye humanitare dhe se Netanyahu kishte vepruar me vendosmëri kundër Hamasit pas sulmeve të 7 tetorit.

LEXO EDHE: