Botë

OKB-ja thotë se 600 mijë palestinezë janë nën urdhra të evakuimit në jug të Gazas

Palestina dhe Gaza

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNR}A), ka treguar se mbi 600 mijë persona në jug të Gazas janë nën urdhra të evakuimit, raporton BBC. 

“Gati të gjithë ata janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre të mëhershme”, ka shkruar kreu i UNR}A-së, Philippe Lazzarini, në platformën “X”.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se qytetarët e Gazas më nuk kanë nga të strehohen.

“Nuk ka më ku të strehohen, është përtej kapaciteteve tona”, ka thënë Lazzarini.

Izraeli ka nisur ofensivën në Gaza më 7 tetor, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të militantëve të Hamasit brenda territorit izraelit.

Në sulmin e Hamasit u vranë 1200 persona e u morën rreth 240 pengje.

Ndërkohë në ofensivën e Izraelit në Gaza, autoritetet e Hamasit kanë raportuar, se kanë humbur jetën 16 mijë e 248 persona, përfshirë rreth 7000 fëmijë.

Të martën, Izraeli ka thënë se trupat e vetë kanë arritur në zemër të Khan Younisit, qytetit më të madh në jug të Gazas.

LEXO EDHE: