Përpara inkursionit të Hamasit, Izraeli kishte afërsisht 40 vjet përvojë në përballje me Sinwarin, burrë i tensionuar dhe i dhunshëm, me fytyrë serioze dhe flokë të thinjur. Megjithatë, kjo njohuri e akumuluar në vitet e fundit, vetëm i qetësoi shefat e sigurimit të Izraelit në ndjenjë të rreme vetëkënaqësie.
Dekada para se t’i planifikonte sulmet nga Hamasi në Izrael më 7 tetor, Yahya Sinwar ishte i burgosur nga ushtria izraelite për vrasje të shumta.
Reagimi i tij: të studioj hebraisht.
“Vladimir Jabotinsky dhe Menachem Begin dhe Yitzhak Rabin – i lexoi të gjithë librat që dolën për figura të shquara izraelite”, ka theksuar Micha Kobi, i cili mori në pyetje Sinwarin për shërbimin e inteligjencës Shin Bet. “Ai na mësoi nga fundi deri në majë”.
Pastaj, pesëmbëdhjetë vjet në dënimin e tij, ai përdori gjuhën e tij të përsosur hebraike në një intervistë televizive izraelite. Në vend të luftës, ai i kërkoi publikut izraelit të mbështeste një hudna, ose armëpushim, me grupin militant Hamas. “Ne e kuptojmë se Izraeli ka 200 koka bërthamore dhe ka forcat ajrore më të avancuarat në rajon. Ne e dimë se nuk kemi aftësinë për ta çmontuar Izraelin”, ka theksuar palestinezi, i veshur me një CRIMSON JUMPER të kuq. Megjithatë, Sinwar, 61 vjeç, është sot njeriu më i kërkuar i Izraelit; Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit, i referohet atij si “i vdekuri që ecën”.
Udhëheqësi i grupit militant Hamas në Gaza konsiderohet figura e vetme më përgjegjëse për sulmin e papritur të 7 tetorit që vrau më shumë se 1.400 izraelitë, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar. Eliminimi i tij është objektivi kryesor i fushatës së përshkallëzuar izraelite për ta “shkatërruar” Hamasin. Zyrtarët palestinezë thonë se rreth 10.022 njerëz janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi hakmarrjen e tij për sulmin, duke shkatërruar zona të mëdha të territorit të kontrolluar nga Hamasi në sulmet nga toka, ajri dhe deti.
Përshkrimi i Sinwarit
Përpara inkursionit të Hamasit, Izraeli kishte afërsisht 40 vjet përvojë në përballje me Sinwatin, burrë i tensionuar dhe i dhunshëm, me fytyrë serioze dhe flokë të thinjur. Megjithatë, kjo njohuri e akumuluar në vitet e fundit, vetëm i qetësoi shefat e sigurimit të Izraelit në ndjenjë të rreme vetëkënaqësie. Në prag të luftës, Izraeli e shihte Sinwarin si ekstremist të rrezikshëm, jo person që pranon oferta, por më shumë i shqetësuar për forcimin e sundimit të Hamasit në Gaza dhe nxjerrjen e koncesioneve ekonomike sesa qëllimi i deklaruar i grupit për ta shkatërruar shtetin hebre. Ky keqkuptim i karakterit të Sinwarit do të ishte preludi i dështimit më të madh të inteligjencës së Izraelit. Për disa, Sinwar kishte arritur mashtrimin përfundimtar. “Ne nuk e kuptuam fare, në mënyrë të çmendur. Zero”, ka theksuar Michael Milstein, ish-zyrtar i inteligjencës ushtarake izraelite dhe ekspert për çështjet palestineze. Portreti i Sinwarit, i dhënë nga disa njerëz që kanë kaluar kohë me të, prej dekadash, është i një njeriu karizmatik me pak fjalë, një temperament të shpejtë dhe prezencë komanduese. Kobi rrëfen duke marrë në pyetje Sinwarin në vitin 1989, kur ai rrëfeu për një vrasje. Ishte kulmi i intifadës ose kryengritjes së parë palestineze, dhe Kobi ishte një zyrtar i Shin Betit që ndiqte anëtarët e Hamasit, i cili atëherë ishte një grup i vogël militant islamik që dilte në pah në Gaza. Sinwar, i njohur gjerësisht si Abu Ibrahim, kishte ndihmuar në ndërtimin e krahut ushtarak të Hamasit, Brigadat Qassam, që në ditët e para. Por kur ai u arrestua në fund të viteve 1980, ishte për rolin e tij të veçantë brenda Hamasit: gjurmimin e palestinezëve të dyshuar për bashkëpunim me Izraelin.
Kobi ka rrëfyer se Sinwar u mburr - qoftë me saktësi apo me kapadaillëk - për një dënim të dhënë ndaj një informatori të dyshuar nga një fraksion rival. Sinwar thirri vëllain e një burri, anëtar i Hamasit, dhe “e bëri atë të varroste për së gjalli vëllain e tij”, duke i dhënë atij një lugë për ta përfunduar punën. Ky është Yahya Sinwar”, ka theksuar Kobi.
Sinwar u dënua nga një gjykatë sekrete ushtarake izraelite për vrasjen e 12 palestinezëve, duke përfshirë njeriun e varrosur të gjallë, sipas dy personave të njohur me rastin. Ai u ngrit për t’u bërë udhëheqësi i të gjithë të burgosurve të Hamasit në burgjet izraelite, post me ndikim brenda hierarkisë së grupit. Në një moment, në vitin 2004, mjekët izraelitë hoqën një absces të vendosur pranë trurit të tij, duke i shpëtuar jetën, sipas autoriteteve izraelite. Një vlerësim i inteligjencës izraelite për Sinwarin gjatë kohës së tij në burg u përpoq të kuptonte karakterin e tij: mizor, autoritar, me ndikim, i pranuar nga miqtë e tij dhe me aftësi të pazakonta qëndrueshmërie, dina, që ruan sekrete edhe brenda burgut mes të burgosurve të tjerë, ka aftësinë për të mbajtur turma. I rritur në një lagje të varfër në Khan Younis në Gazën jugore, Sinwar doli për herë të parë në skenën politike në Gaza gjatë fillimit të viteve 1980 si një “pëshpëritës” duke këshilluar themeluesin e Hamasit në karrige me rrota, Sheikh Ahmed Yassin, i cili nderohej brenda lëvizjes.
“Kasapi i Khan Younisit”
Fqinji i Sinwarit në Khan Younis ishte Mohammed Deif, tani shefi ushtarak në hije i Hamasit. Përveç ndihmës në themelimin e krahut ushtarak të grupit, Sinwar u vu në krye të aparatit të frikshëm të sigurisë së brendshme, Forca Majd (Glory), e ngarkuar me eliminimin e bashkëpunëtorëve të dyshuar. Kjo i dha atij pseudonimin “kasapi i Khan Younisit”, të cilin disa palestinezë e përdorin edhe sot e kësaj dite. Sinwar është bërë një figurë pothuajse mitike për palestinezët, veçanërisht brenda Gazës. “Shumë palestinezë ndihen krenarë dhe Sinwar është shumë popullor në rrugët palestineze”, ka thënë një aktivist i shquar palestinez në Jerusalemin Lindor. “Por palestinezët e moderuar e kuptojnë se ai na ka kthyer në epokën e gurit (për shkak të 7 tetorit dhe pasojave të tij)”. Mbi të gjitha, ata që e njohin atë thonë se ngritja e tij brenda Hamasit është mbështetur në kultivimin e një reputacioni për pamëshirshmëri dhe dhunë, që mban ndikim edhe në radhët e larta të Hamasit. “Është dallimi mes mënyrës sesi zyrtarët e Hamasit veprojnë kur janë vetëm dhe kur janë me të”, ka theksuar një joizraelit që ka vite përvojë duke u marrë drejtpërdrejt me Sinwarin. “Është frikë, ata kanë frikë prej tij”. “Asnjë prej tyre nuk iu kundërvu para se të vendoste të ekzekutonte këtë barbari më 7 tetor. Ishte operacioni i përsosur ushtarak, por pasojat do të jenë biblike”. Sinwar u lirua në vitin 2011 pasi kaloi 22 vjet në një burg izraelit. Ai ishte pjesë e një shkëmbimi në të cilin më shumë se 1 mijë palestinezë u liruan për një ushtar izraelit, Gilad Shalit, i mbajtur nga Hamasi në Gaza. Në vitin 2017, ai u zgjodh udhëheqës i grupit për të gjithë Gazën, duke zëvendësuar Ismail Haniyeh, i cili, sipas shumë njerëzve të njohur me marrëdhëniet mes dy burrave, ishte ngritur lart për t’u bërë udhëheqës politik i Hamasit.
Tani i veshur me kostumet e politikanit me pantallona të gjera dhe këmisha me kopsa, Sinwar priti diplomatë të huaj dhe mbajti tubime të zjarrta. Nën udhëheqjen e tij, Hamasi ka kalibruar përdorimin e forcës - protesta kufitare, balona ndezëse dhe veçanërisht raketa - për ta shtyrë Izraelin në bisedime të mëtejshme indirekte përmes ndërmjetësuesve egjiptianë, Katar dhe OKB. “Raketat janë aftësia e tyre për të zhvilluar një bisedë me mua”, ka theksuar një zyrtar i lartë izraelit i sigurisë në fillim të këtij viti. Izraeli në vitet e fundit i dha Gazës koncesione të paimagjinueshme vetëm pak vite më parë, duke përfshirë më shumë mbështetje financiare nga Katari dhe mijëra leje pune izraelite.
Motivet e Sinwarit
Motivet e Sinwarit për kthesën e tij shpërthyese më 7 tetor mbeten diçka si një enigmë. “Ai nuk është një person i përulur. Ai ka një ego të madhe dhe e sheh veten sikur është në një lloj misioni në këtë botë”, ka thënë një joizraeliti me përvojë të gjatë me Sinwarin. “Ai është sociopat. Nuk e kam parasysh këtë si fyerje”. “Ai nuk do të mendonte asgjë për sakrifikimin e dhjetëra mijëra jetëve, dhe më shumë, për të arritur qëllimet e tij”, shtoi ai. Në vitin 2021, Sinwar kishte nevojë për balotazh në zgjedhjet e brendshme të Hamasit kundër rivalit të vjetër për të mbajtur postin e tij, të cilin disa analistë e shohin si pikë kthese të mundshme. Disa muaj më vonë Izraeli dhe Hamasi luftuan një luftë 11-ditore, pas së cilës Sinwar - i ulur në një karrige në rrënojat e asaj që kishte qenë shtëpia e tij - pretendoi “fitoren”. Gjatë vitit të kaluar, një zyrtar palestinez me lidhje të ngushta me Gazën udhëtoi disa herë në territor, në një përpjekje për të negociuar një marrëveshje më të gjerë kombëtare me Hamasin. Ai takohej shpesh me Sinwarin, duke këmbëngulur se kishte “respekt të ndërsjellë”. Por në vizitën e fundit të zyrtarit në Gaza në fillim të këtij viti, Sinwar “u zhduk plotësisht”. “Kishte sinjale që duhej t’i kishim lexuar”, ka theksuar ai. Kamuflimi i një piste diplomatike për rrugën ushtarake. Megjithatë, vlerësimi zyrtar i Izraelit ishte se Hamasi i udhëhequr nga Sinwar ishte i penguar nga luftimi i një lufte tjetër dhe i interesuar për një marrëveshje më të gjerë me Izraelin. Sipas inteligjencës izraelite, sulmi i Hamasit kërkonte të paktën një vit planifikim. Fasada e jashtme pragmatike e Sinwarit, pohojnë tani zyrtarët dhe analistët izraelitë, ishte një mashtrim i pastër për të siguruar kohë. “Ne duhet ta përballojmë atë: ai është i motivuar nga urrejtja, masakra dhe shkatërrimi i Izraelit”, ka theksuar Milstein, zyrtari i inteligjencës ushtarake izraelite. Gaza tani mund të përballet me një sulm shkatërrues, me Sinwar si objektivin kryesor. Por Izraeli është i përulur dhe fati i rajonit varet në balancë. Vetëm kjo mund të jetë fitorja e mjaftueshme për Sinwarin. “Ai nuk do të dorëzohet. Ai do të vdesë atje në Gaza”, ka përfunduar Kobi.
Përktheu: Blerta Haxhiu