Botë

39 të vdekur nga sulmet izraelite në Gaza

Gaza

Foto: Associated Press

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur të mërkurën se trupat e 39 personave të vrarë nga sulmet izraelite janë dërguar në spitale gjatë 24 orëve të fundit.

Në raportin e saj ditor, ministria ka njoftuar po ashtu se spitalet kanë pranuar gjithashtu 124 të plagosur, raporton AP.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve palestinezë nga lufta Izrael-Hamas është rritur në mbi 50 mijë që nga 7 tetori 2023.

Të paktën 830 njerëz janë vrarë që kur Izraeli ka rinisur luftën javën e kaluar, duke prishur armëpushimin pas gati dy muajsh ndërprerjeje luftimesh.

Të mërkurën, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërcënuar se Izraeli mund të pushtojë territor të Gazës, nëse Hamasi nuk i liron pengjet e mbetura.

Besohet se Hamasi vazhdon të mbajë edhe 59 pengje izraelite, 24 prej të cilëve mund të jenë të gjallë.

Ndërkohë, grupi militant palestinez, ka paralajmëruar të mërkurën se pengjet mund të viten nga sulmet e rikthyera izraelite në Gaza.

LEXO EDHE: