India po shikon të bëjë histori të mërkurën, ku synon të bëhet shteti i parë që ulë një anije kozmike në pjesën jugore të Hënës, që është shumë pak e eksploruar.
Është misioni i tretë i Indisë në hënë.
Një nga qëllimet kryesore është gjetja e akullit me bazë ujore, për të cilën shkencëtarët thonë se mund ta bëjë Hënën të banueshme me njerëz në të ardhmen.
Tentimi i Indisë vjen vetëm disa ditë pasi anija kozmike ruse Luna-25 u rrëzua ndërsa përpiqej të ulej në të njëjtën pjesë.
Nëse misioni përfundon me sukses, India do të bëhet vendi i katërt që ulet në Hënë, pas misioneve të suksesshme në të kaluarën që patën SHBA-ja, ish-Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Të tria këto shtete ulën anijet kozmike në afërsi të ekuatorit.
Tentimi i fundit i Indisë për ta ulur një rover në pjesën jugore të Hënës ishte në vitin 2019. Por, misioni Chandrayaan-2 u mbyll pa sukses, pasi roveri u rrëzua.
Gjithë sytë tash janë te Chandrayaan-3.
Anija kozmike u nisë më 14 korrik nga qendra hapësinore Sriharikota në jug të Indisë.
