Botë

38 raste po hetohen për tradhti nga Ukraina, “shkuan në anën e armikut”

Ukraina po heton 38 raste të dyshuara të tradhtisë kundër zyrtarëve lokalë dhe oficerëve të zbatimit të ligjit të akuzuar për ndihmë ndaj Rusisë, ka thënë Byroja Shtetërore e Hetimit e Ukrainës.

Procedura kriminale kanë filluar kundër disa policëve në qytetet Mariupol dhe Kherson, raporton BBC.

“Ata kanë kryer tradhti nën kushtet e gjendjes ushtarake dhe kanë shkuar në anën e armikut”.

Oficerët kanë identifikuar zyrtarë lokalë të cilët “kanë mbështetur dhe promovuar agresionin rus”, tha byroja.

Një zyrtar është dënuar nga rajoni i Donetskut dhe veprimet të ngjashme janë regjistruar në territoret e okupuara.

‘Të gjithë tradhtarët do të dënohen dhe do të mbahen përgjegjës para ligjit”.