Dy armët e përdorura mëngjesin e së mërkurës në sulmin vdekjeprurës në një shkollë në Serbi, 14-vjeçari i kishte marrë nga shtëpia e babait të tij – një radiolog i njohur në Serbi.
Babai, i cili është arrestuar nga policia, kishte leje për të dyja armët.
Edhe pse një raport sugjeron se zotërimi i armëve në Serbi dhe në Mal të Zi është më i larti në Evropë, shumë nga ato armë mbahen ilegalisht dhe datojnë që nga luftërat në Ballkan të viteve 1990, shkroi BBC.
“Nuk do të thosha se zotërimi i armëve është çështja këtu”, ka thënë Bojan Elek, zëvendësdrejtor i Qendrës për Politikat e Sigurisë në Beograd. “Qeveria ka bërë mjaft shumë që t’i konfiskojë të gjitha armët ilegale. Vazhdimisht ka fushata amnistie dhe asistencë ndërkombëtare”.
Kjo nuk do të thotë se Serbia nuk ka problem më të gjerë me armët.