Një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një stuhi shkaktoi shembjen e një çatie teatri në Illinois në një koncert të mbushur.
Rreth 260 njerëz ishin në Teatrin Apollo kur çatia u shemb, raportoi BBC.
Shefi i zjarrfikësve, Shawn Schadle, tha se pesë persona janë në gjendje të rëndë.
Një seri tornadosh të egër shpërthyen në disa shtete amerikane të premten, duke vrarë të paktën katër persona gjithsej.
Dëme të shumta u raportuan në pjesë të jugut dhe të perëndimit - me shtetet e Arkansas dhe Missouri që shpallën gjendje të jashtëzakonshme. Dhjetëra mijëra mbetën pa energji elektrike.
Më shumë se 40 raporte për tornado u bënë në gjashtë shtete të premten mbrëma, sipas Qendrës së Parashikimit të Stuhive të qeverisë amerikane.
Disa fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Chicagos u vonuan ose u anuluan pasi pasagjerëve iu tha të strehoheshin për shkak të asaj që përshkroi si "mot i rëndë".