Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 500 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi vendin në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km pranë qytetit të Gaziantep.
Zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay tha se numri i të vdekurve në Turqi tani është rritur në 284 persona.
Në Siri, më shumë se 300 njerëz u vranë, njoftuan mediat shtetërore.
Ministria Siriane e Shëndetësisë tha se shumë njerëz kishin vdekur në provincat Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus.
Ekziston frika se numri i vdekjeve do të rritet ndjeshëm në orët në vijim, shkruan BBC.
Shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarit nën grumbuj të mëdhenj rrënojash.
Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete nga dridhjet e termetit: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.
Në provincën Malatya, në verilindje të Gaziantepit, të paktën 23 persona u vranë, thanë zyrtarët lokalë. Në Sanliurfa, në lindje, pati 17 vdekje. Dhe më shumë vdekje u raportuan në Diyarbakir dhe Osmaniye.
Të paktën 2323 persona u plagosën në Turqi dhe 639 në Siri.
Lëkundjet janë ndier edhe në Liban dhe Qipro.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se ekipet e shpëtimit janë në gatishmëri, ndërsa iu tha turqve se “se së bashku do ta kalojmë këtë fatkeqësi”.
“Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme të vazhdojmë punën”.