Një sulm ukrainas me “howitzer” u bë viral në mediat online të martën.
Blogu i ushtrisë ukrainas, “Perativno ZSU”, publikoi kur po qëllohej me këtë armatim të rëndë drejt forcave ruse në rajonin e Donetskut.
“Armët vetëlëvizëse u dërgojnë përshëndetje orkëve në drejtimin e Donetskut”, shkroi blogu.
Howitzeri është armë e fuqishme me rreze të gjata veprimi. Ka aftësi të shkatërrojë në masë, ndërsa tipi i tij ka evoluar vazhdimisht në akademitë ushtarake.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë furnizuar ushtrinë ukrainase me një armatim të tillë, qëkur nisi lufta më 24 shkurt.