Ukraina ka thënë se forcat ruse që okupuan ish-centralin bërthamor të Chernobylit, kanë vjedhur substanca radioaktive nga laboratorët hulumtuese dhe se kjo mund të jetë fatale, raporton BBC.
Agjencia Shtetërore e Ukrainës për menaxhim të zonës së ndaluar, ka shkruar në Facebook, se trupat ruse kanë vjedhur 133 substanca shumë radioaktive nga Chernobyli.
“Edhe një pjesë e vogël e atyre mund të jenë fatale nëse nuk menaxhohen në mënyrë profesionale”, ka thënë Agjencia, duke shtuar se nuk e di saktësisht se ku janë tash substancat e vjedhura.
Më herët këtë javë, ministri i Energjisë i Ukrainës, German Gulashchenko ka thënë se ushtarët rusë janë ekspozuar ndaj një sasie të lartë të radioaktivitetit, duke thënë se disa prej tyre mund të kenë më pak se një vit jetë.