Papa Françesku ka bërë thirrje për armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës gjatë Pashkëve.
“Lërini armët”, ka thënë Papa Françesku derisa iu drejtua dhjetëra mijëra njerëzve në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan të dielën.
Thirrja e tij ishte për negociata që çojnë në paqe midis dy vendeve, raportoi BBC.
"Le të fillojë një armëpushim i Pashkëve. Por jo për të riarmatosur dhe rifilluar luftimet, por armëpushim për të arritur paqen përmes negociatave reale”, ka thënë ai.
Bisedimet e paqes janë zhvilluar në Bjellorusi dhe Turqi por deri më tani, delegacionet nuk kanë arritur të bien dakord për një armëpushim.