Botë

Mbi 9000 civilë janë evakuuar të premten nëpërmjet korridoreve humanitare

Autoritetet ukrainase kanë thënë se 9145 persona janë evakuuar nga qytetet e mëdha nëpërmjet korridoreve humanitare të premten, raporton BBC.

Sipas një postimi në Telegram nga Kyrylo Tymoshenkos, nga Zyra e Presidentit të Ukrainës, thuhet se afro 5000 qytetarë janë evakuuar nga Mariupoli, që po vazhdon të sulmohet nga forcat ruse.

Ndërsa thuhet se më tepër se 4000 persona kanë ikur nga Sumy, në verilindje, derisa 5000 tjerë janë larguar nga Zaporizhzhia.