Kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boichenko, ka njoftuar se luftimet kanë arritur në qendër të qytetit, raporton BBC.
“Po, kanë qenë shumë aktive sot. Luftë me tanke e automatikë po vazhdojnë. Të gjithë po fshihen në bunkerë”, ka thënë Boichenko.
Ai ka treguar se gati 80 për qind të ndërtesave të banimit janë dëmtuar apo shkatërruar, ndërsa 30 për qind prej tyre janë rrënuar tërësisht.
“Nuk ka mbetur më qendër qyteti. Nuk ka asnjë copë toke në qytet që nuk ka shenja lufte”, ka thënë Boichenko. Ai ka thënë se po vazhdon operacioni për të shpëtuar qytetarët që kanë mbetur të ngujuar në bodrum të një teatri që u bombardua nga forcat ruse.
E presidenti i Rusisë, Volodymyr Zelensky, ka thënë se të premten 130 persona janë shpëtuar nga rrënojat e teatrit.
Qindra persona janë strehuar në teatër i cili u bombardua të mërkurën.