Çdo dërgesë e armëve që futet në Ukrainë do të jetë shënjestër legjitime për Rusinë, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov të premten, raporton agjencia TASS.
“E kemi bërë të qartë se çdo konvoj që futet në Ukrainë e që e konsiderojmë se ka armë, do të jetë shënjestër legjitime”, tha Lavrov.
Lavrov ka shtuar se sistemet mbrojtëse sovjetike apo të prodhuara në Rusi, të cilat i kanë në dispozicion disa shtete të NATO-s, nuk mund të transferohen legalisht në një shtet të tretë.