Botë

Rusia i ka kërkuar Kinës pajisje ushtarake që nga fillimi i pushtimit

Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia ka kërkuar pajisje ushtarake nga Kina që nga fillimi i pushtimit, sipas Financial Times.

Kjo ka ngjallur frikë në Shtëpinë e Bardhë se Kina mund të vendosë të ndihmojë Rusinë dhe të minojë përpjekjet perëndimore për të ndihmuar Ukrainën.

Një person tjetër i tha FT se SHBA-ja “po përgatitej të paralajmëronte aleatët për situatën mes disa indikacioneve se Kina mund të përgatitet për ndihmuar Rusinë”.

“Zyrtarët tjerë amerikanë kanë thënë gjithashtu se kishte shenja se Rusisë po i mbaronte disa lloje armatimi derisa lufta në Ukrainë po i afrohet fillimisht të javës së tretë”, thuhet në raportin e FT-së.