Botë

Vritet në afërsi të Kievit një gazetar amerikan

Një gazetar amerikan është vrarë në afërsi të Kievit, ndërsa një gazetar tjetër është plagosur, raporton “The Guardian”.

Ndaj dy gazetarëve ishte shtënë nga forcat ruse.

Gazetari Brent Renaud, është vrarë në këtë sulm, ndërsa fotografi amerikan Juan Arredondo është plagosur dhe është dërguar në Spital për trajtim. Ishte raportuar se Renaud ka qenë i angazhuar për New York Timesin në Ukrainë, mirëpo nga New York Times kanë demantuar këtë dhe kanë thënë se ai ka qenë me gazetën i angazhuar disa vite më parë.

“New York Timesi është thellësisht i trishtuar të mësojë për vdekjen e gazetarit amerikan në Ukrainë, Brent Renaud. Brent ishte një fotograf i talentuar dhe regjisor filmi. Por, ai nuk ishte i angazhuar për New York Timesin në Ukrainë”, ka thënë redaktori menaxhues i New York Timesit, Cliff Levy.