Botë

Nëntë të vrarë nga sulmet ajrore në Mukolaiv të Ukrainës

Nëntë persona janë vrarë të dielën në sulmet ajrore në qytetin jugor të Ukrainës, Mukolaiv.

Guvernatori rajona, Vitaliy Kim bëri të ditur për numrin e viktimave nëpërmjet një deklarate në internet, raporton Reuters.

Qyteti shihet si vend kyç në çdo sulm të ardhshëm në portin e Odesas, në bregun e Detit të Zi.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë të dielën se forcat ruse që përparonin nga Krimea po kërkonin të anashkalonin Mykolayiv ndërsa lëviznin drejt Odesas.