Botë

Shkatërrohet një ndërtesë në Chernihiv nga sulmi ajror rus

Një ndërtesë e lartë banimi në qytetin verior ukrainas Chernihiv është shkatërruar nga sulmi ajror rus, ka njoftuar Shërbimi Emergjent i Ukrainës të dielën.

Së paku një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar, ndërsa janë shpëtuar shtatë tjerë.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet zjarri duke dal nga kompleksi banesor nëntëkatësh, derisa zjarrfikësit kanë luftuar për të fikur zjarrin.