Botë

Sulmet ajrore ruse dëmtojnë një manastir historik ukrainas

Një sulm ajror ka dëmtuar manastirin historik ukrainas Sviatogirsk Lavra, në rajonin Dobetsk Oblast, ka njoftuar Parlamenti i Ukrainës në Telegram.

Disa persona raportohet se janë lënduar dhe dërguar në Spital në qytetin lindor Sviatogirsk. Nuk raportohet për të vdekur.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 22:00 të shtunën, ndërsa kishte goditur 50 metra larg nga një urë që gjendet në afërsi të manastirit.

Shpërthimi dëmtoi dritaret e manastirit e po ashtu shkatërroi dyert e dritaret e një hoteli në afërsi.

Afro 520 refugjatë ishin duke u strehuar në manastir, përfshirë 200 fëmijë.