Raportohet se trupat ruse kanë rrëmbyer kryebashkiakun e qytetit juglindor të Ukrainës, Melitopol.
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe median opozitare bjelloruse, NEXTA, është pretenduar se tregon Ivan Federovin duke u tërhequr zvarrë nga një ndërtesë në qytet.
Sipas BBC, pamjet janë një regjistrim CCTV duke parë shatërvanin në “Sheshin e Fitores”, pranë “Harkut të Çlirimtarëve” në qendër të qytetit të Melitopolit.
Më herët, këshilltari i Ministrisë së Brendshme, Anton Herashchenko, ka thënë se Fedorovi ishte rrëmbyer nga një "qendër krize" në qytet me një qese plastike mbi kokë.
Rusia nuk i ka komentuar ende akuzat, të cilat ministria e Jashtme e Ukrainës i ka përshkruar si "krim lufte".
The mayor of #Melitopol Ivan Fedorov was kidnapped, said Anton Gerashchenko
— NEXTA (@nexta_tv) March 11, 2022
According to him, Fyodorov refused to cooperate with the Russian military occupying the city. He was detained at the city crisis center, where he was in charge of the city's life support. pic.twitter.com/mCzfCzDWzQ