Botë

Kremlini: Ata që turpërohen se janë rusë, nuk janë rusë të vërtetë

Kremlini ka thënë se rusët që thonë se u vjen turp për “operacionin special ushtarak” të shtetit në Ukrainë, nuk janë rusë të vërtetë. Zëdhënësi Dmitry Peskov ka thënë se “rusët e vërtetë kurrë nuk ndjehen të turpëruar që janë rusë” kur u pyet për sloganin “i turpëruar që jam rus”.

“Nëse dikush thotë diçka të tilla atëherë ata nuk janë rusë”.

Zyrtarët qeveritarë rusë në konferencën ditore kanë thënë se Rusia ka “thënë vazhdimisht” se ndjen sikur është në rrezik, por se Perëndimi nuk i ka dhënë ndonjë përgjigje për shqetësimet e tyre.

Kur u pyet si do të përfundojë pushtimi i Ukrainës, ata thanë se nëse Rusia do të merrte përgjigje në pyetjet e saja nga Perëndimi “atëherë do të përfundonte gjithçka”.

Pretenduan se shtetet në NATO kanë grumbulluar forcat e tyre në kufijtë perëndimorë të Rusisë.

Kremlini pretendoi po ashtu që Rusia i ka bërë presion vazhdimisht Kievit që “të ndalojë vrasjes e njerëzve të vet”, por asnjë provë nuk ka dhënë për këtë deklaratë, raporton skynews.