Botë

Bombardime të shumta në Mykolaiv

Pushtimi i Ukrainës ka hyrë në ditën 16-të. Qindra njerëz janë vrarë deri më tani si pasojë e sulmeve ruse. Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës të enjten kanë zhvilluar takimin e parë që nga nisja e pushtimit, por pa ndonjë rezultat

23:28 - Edhe banka gjermane i jep fund punës në Rusi

Deutsche Bank ka thënë se do të mbyllë biznesin e saj në Rusi, duke ndryshuar orientimin pas reagimit ndaj vendimit të saj të mëparshëm për të mos u tërhequr.


22:53 - Pritet rritje e rasteve me COVID-19 nga pushtimi rus i Ukrainës

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëruan se "me siguri do të ketë rritje të rasteve me COVID-19" të lidhura me pushtimin rus të Ukrainës


22:24 - Raportohet për rrëmbimin e kryetarit të Melitopolit

Raportohet se trupat ruse kanë rrëmbyer kryebashkiakun e qytetit juglindor të Ukrainës, Melitopol.


21:59 - Bombardime të shumta në Mykolaiv

Bombardime të shumta nga forcat ruse kanë shpërthyer në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, të premten në mbrëmje.

Videot e publikuara në rrjetet sociale kanë treguar zjarre të shumta, ndërsa zyrtarët e lartë kanë thënë se ka shumë bombardime që po ndodhin në të gjithë qytetin.

“Po përpiqemi t’i shtyjmë më larg”, kanë thënë krerët e qytetit.

Në një seri mesazhesh në Telegram, qytetarët kanë publikuar pamje nga granatimet.


19:15 - BE-ja njofton për sanksionet e reja kundër Rusisë

Paketa e katërt e sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e saj "të pamëshirshëm" të Ukrainës, do të vendoset nesër nga Bashkimi Evropian, ka thënë të premten presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.


18:53 - Ukraina paralajmëron: Bjellorusia mund t'i bashkohet pushtimit rus sonte

Qendra shtetërore e Ukrainës për Komunikime Strategjike ka paralajmëruar se nuk mund të përjashtojë mundësinë që Bjellorusia mund t'i bashkohet pushtimit rus në orët e ardhshme.


18:00 - Çka janë armët biologjike? 

Armët biologjike janë të ndryshme nga armët kimike. Është një frazë që përdoret për të përshkruar armatimin e një sëmundjeshkaktuesi të rrezikshëm si Ebola.

Rusia ka akuzuar Ukrainën se punon me SHBA-në për armët biologjike.


17:14 - Çka do të thotë revokimi i statusit për marrëdhënie të përhershme tregtare?

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, sot shpalli sanksionet e reja duke thënë se në koordinim me G7-n dhe Bashkimin Evropian janë dakorduar që Rusisë t’i hiqet statusi i marrëdhënieve të përhershme tregtare.


17:06 - SHBA-ja nuk do të importojë vodkë dhe ushqime të detit nga Rusia

Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë importet e alkoolit dhe ushqimeve të detit, si vodka dhe havjar, nga Rusia, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për CNN.

Në komentet nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Joe Biden bëri thirrje për revokimin e statusit të "kombit më të favorizuar" të Rusisë, i njohur si marrëdhënie normale tregtare të përhershme në SHBA. Masa, e cila është koordinuar me G7 dhe aleatët e BE-së, do të kërkojë një dekret të Kongresit.

Ndalimi i Shteteve të Bashkuara për eksportin e mallrave luksoze në Rusi, të cilit Biden iu referua në fjalimin e tij, do të përfshijë gjithashtu artikuj si duhani, veshje, bizhuteri, thotë një zyrtar i administratës.

Ideja pas kësaj, shpjegon zyrtari, është të vazhdojë të dëmtojë oligarkët rusë dhe më të pasurit e vendit duke i privuar ata nga komoditeti, pasi SHBA-ja vazhdon të përpiqet të ushtrojë presion rreth atyre që janë afër Vladimir Putinit.


16:56 - Biden paralajmëron se Rusia do të paguajë "çmim të rëndë" nëse përdor armë kimike në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të premten se Rusia do të paguajë "çmim të rëndë" nëse vendi përdor armë kimike në Ukrainë.

"Unë nuk do të flas për inteligjencën, por Rusia do të paguajë një çmim të rëndë nëse përdor kimikate", deklaroi Biden.

Qeveria amerikane ka zbuluar më parë se qeveria ruse ka përdorur armë kimike si në helmimin e vitit 2020 të liderit të opozitës rus Alexey Navalny dhe më 2018 kundër Sergei dhe Yulia Skripal në Angli.

Nga kjo, SHBA-ja sanksionoi sipas Aktit të Kontrollit të Armëve Kimike dhe Biologjike dhe Eliminimit të Luftës, i cili kërkon që presidenti të vendosë sanksione ekonomike dhe diplomatike nëse zbulohet se një vend ka përdorur armë kimike.

Për më tepër, Bashar al-Assad i Sirisë, regjimi i të cilit mbështetet nga Rusia, përdori armë kimike në një sulm në vitin 2017.


16:46 - Bideni bisedoi me Zelenskyn: SHBA-ja qëndron me popullin ukrainas

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se ka biseduar sot me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.


16:43 - Biden shpall sanksionet e reja ndaj Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është duke mbajtur konferencë për media nga Shtëpia e Bardhë dhe pritet të njoftojë se SHBA-ja, së bashku me G7-n dhe Bashkimin Evropian, do të bëjnë thirrje për revokimin e statusit të marrëdhënieve të përhershme tregtare me Rusinë.

Çdo vend pritet ta zbatojë këtë masë bazuar në proceset e veta kombëtare. Kongresi ka bërë përpjekje për të anuluar marrëdhëniet e përhershme normale tregtare të Rusisë.

Bideni paralajmëroi se do të ketë sanksione edhe më të ashpra ndaj oligarkëve rusë e familjarëve të tyre. 


16:29 - Vritet gjenerali i tretë rus

Gjenerali i tretë rus është vrarë në Ukrainë, kanë konfirmuar zyrtarët perëndimorë.

Surprizë është se kaq shumë gjeneralë kryesorë janë vendosur afër vijës së frontit, thonë zyrtarët.

Trupat ruse nuk janë në gjendje të marrin vendime vetë, nuk janë të vetëdijshëm për situatën ose kur kanë frikë të ecin përpara, vijuan zyrtarët perëndimorë.


16:21 - Putin nuk është i interesuar për diplomaci serioze, sipas zëvendëspresidentes së SHBA-së

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin nuk është i interesuar për "diplomaci serioze".


15:33 - Ukraina thotë se ka vrarë një komandant rus

Një komandant i ushtrisë ruse është vrarë nga trupat ukrainase në orët e fundit, sipas qeverisë ukrainase.

Një zyrtar ukrainas e ka përshkruar vdekjen e gjeneralmajorit Andrei Kolesnikov, komandant i distriktit 29 të ushtrisë, si “lajm të irë”, raporton Sky Neës, e cila shton se nuk e ka verifikuar lajmin vetë.

Nuk është hera e parë që Ukraina thotë se ka vrarë një gjeneral rus.


14:21 - Ushtria ruse i afrohet Kievit, 15 km larg

Forcat ruse kanë lëvizur rreth tri milje më afër Kievit në 24 orët e fundit, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Pas ditëve të ngecjes, ushtria ruse mund të jetë deri në nëntë milje (15 km) nga qendra e qytetit. Përveç avancimit në rrugën veriperëndimore për në Kiev, trupat po afrohen përgjatë dy linjave paralele në lindje të kryeqytetit.

Inteligjenca amerikane sugjeron se trupat mund të jenë kthyer prapa në qytetin Sumy, por nuk është e qartë pse.

Chernihivi tani është i izoluar por ushtria ruse nuk ka lëvizur përtej këtij qyteti, ndërsa raportohet për luftime të rënda. Qyteti Mariupol mbetet në rrethim.


14:21 - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina ka arritur një “pikë kthese strategjike” në luftën e saj me Rusinë, në adresimin më të fundit për ukrainasit.

Duke folur jashtë zyrës së tij, në rrugë me një flamur ukrainas prapa, lideri ukrainas tha se është e pamundshme të thuhet se sa ditë kanë mbetur për ta liruar Ukrainën.

“Ukrainasit janë njerëz krenarë që gjithmonë e mbrojnë tokën e tyre, dhe nuk do t’i japin okupatorit asnjë pjesë të kësaj toke”.


14:06  - Raportohet se 78 fëmijë janë vrarë për 16 ditë në Ukrainë

Të paktën 78 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga pushtimi rus më 24 shkurt, sipas Lyudmyla Denisova, e cila po heton shkeljet e të drejtave të njeriut në Ukrainë.

Denisova tha se luftimet rreth qytetit të rrethuar të Mariupolit, qytetit lindor Volnovakha dhe qytetit të Irpinit në rajonin e Kievit, nënkuptonin se autoritetet lokale nuk kishin qenë në gjendje të përcaktonin se sa njerëz ishin vrarë ose plagosur në ato vende, raportoi Guardian.


13:11 - Stoltenberg: Krijimi i korridoreve humanitare në Ukrainë, minimumi për tani

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se krijimi i korridoreve humanitare në Ukrainë për evakuime dhe ndihma është “minimumi” që duhet bërë tani, raporton Reuters.

Minimumi i thjeshtë është krijimi i korridoreve humanitare ku njerëzit mund të dalin dhe të hyjnë ndihma humanitare.

Ai e përshkroi retorikën bërthamore të presidentit rus Vladimir Putin si "të rrezikshme" dhe të pamatur" dhe përsëri tha se aleanca e NATO-s nuk do të dërgonte trupa apo avionë në Ukrainë.

Një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë “me shumë gjasa do ta përshkallëzonte luftën në një luftë të plotë midis NATO-s dhe Rusisë”, shtoi ai.


12:18 - Takimi Putin-Zelensky është i mundshëm, raportohet nga Kremlini


11:52 - Gjithçka përfundon në Ukrainë nëse Perëndimi i përgjigjet Rusisë, thotë Kremlini


11:05 - Ukraina shpreson ta rihapë korridorin humanitar në Mariupol

Ukraina shpreson të rihapë një korridor humanitar nga qyteti port i rrethuar jugor Mariupol, ka thënë zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.

Përpjekjet për të siguruar një kalim të sigurt për banorët e bllokuar të Mariupolit kanë dështuar vazhdimisht këtë javë, pasi bombardimet ruse vazhdojnë të bombardojnë qytetin.

Qeveria ukrainase ka akuzuar forcat ruse për shkelje të një armëpushimi të përkohshëm për të lejuar evakuimet.

Presidenti Volodymyr Zelensky, ka thënë se përpjekjet për të marrë ushqim, ujë dhe ilaçe në qytet, ku kushtet po bëhen gjithnjë e më të dëshpëruara, dështuan gjithashtu kur tanket ruse sulmuan një kolonë humanitare.

Ndërkohë, agjencitë e ndihmës thonë se njerëzit e bllokuar në Mariupol po përballen me kushte "apokaliptike", në temperatura të ftohta, pa asgjë për të ngrënë apo pirë.


10:52 - Rusia bombardoi zonat e banuara në Kharkiv 89 herë brenda një dite

Forcat ruse kanë bombarduar zona banuese në Kharkiv 89 herë në një ditë, ka thënë guvernatori lokal.

Reuters raportoi se Oleh Synegubov ka thënë se nuk ka rrezik për civilët pasi një institut bërthamor u godit.

“Nuk ka kërcënim për popullsinë civile ende”.

Majori Ihor Terekhov ka thënë se 48 shkolla në qytet janë shkatërruar.


10:49 - Më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina

Agjencia e OKB-së për migracionin ka raportuar se më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit, 16 ditë më parë.


10:19 - Ukraina ka pësuar 119 miliardë dollarë humbje për shkak të luftës

Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar 119 miliardë dollarë dëme në ekonominë e Ukrainës, ka thënë zëvendësministri ukrainas i Ekonomisë, Denys Kudin.


09:57 - Forcat ruse sulmojnë spitalin psikiatrik në Kharkiv

Një spital psikiatrik në Kharkiv është goditur nga forcat ruse, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë.

Reuters citon guvernatorin lokal, i cili thotë se ndërsa nuk ka ende asnjë fjalë për viktima, 330 njerëz supozohet se ishin brenda në momentin e sulmit.

Kharkiv, qytet afër kufirit Ukrainë-Rusi, është efektivisht i rrethuar nga forcat ruse dhe ka parë granatime të vazhdueshme të rënda që nga fillimi i pushtimit, më 24 shkurt.


09:43 - Putini fton vullnetarë për t’i luftuar forcat ukrainase

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të premten se dëshiron të lejojë vullnetarët të luftojnë kundër forcave ukrainase, dhe ka miratuar dorëzimin e sistemeve të raketave perëndimore të kapur te luftëtarët rebelë të mbështetur nga Rusia.


08:52 - Dy ushtarë ukrainas vriten në Lutsk nga sulmi

Dy ushtarë ukrainas u vranë dhe gjashtë u plagosën nga sulmi shkatërrues rus në qytetin Lutsk, sipas kreut të administratës rajonale, Yuriy Pohulyayko.

Rusia thotë se goditi të premten aeroportet ushtarake në qytetet perëndimore të Ukrainës, Lutsk dhe Ivano-Frankivsk.


08:32 - Qytete të mëdha nën sulm, thotë këshilltari i presidentit ukrainas

Qytetet e mëdha ukrainase, përfshirë Dnipron dhe Lutskin, “janë subjekt i sulmeve shkatërruese”, ka thënë Mykhailo Podoliak, një këshilltar në zyrën e presidentit të Ukrainës.

Shpërthimet kanë goditur dy shtëpi në Lutsk, kurse tri shpërthime të tjera të mëdha u raportuar në qytetin Ivano-Frankivsk.

“Dnipro është nën sulm”, tha ai. “Lufta destruktive e Rusisë kundër civilëve dhe qyteteve të mëdha vazhdon”.

Kryetari i Lutskit raportoi shpërthime në aeroportin e qytetit.


08:18 - Një i vrarë nga sulmet afër strukturave të civilëve në Dnipro

Një person është vrarë nga sulmet ajrore të premten në mëngjes afër strukturave të civilëve në qendër të qytetit ukrainas Dnipro, ka thënë Shërbimi Emergjencës i Ukrainës në Telegram.

“Më 11 mars rreth orës 6:10 ka pasur tri sulme ajrore në distriktin Novokodatsky të Dnipros. Sulm afër një shkollë dhe një ndërtesë apartamentesh”, thuhet në të.

Më herët, një zyrtar ukrainas tha se Rusia po mbledhtë burime për ta rrethuar Dnipron, duke shtuar se Rusia kishte qëllim të rrethonte qytetet e mëdha.


07:39 - Ukraina pretendon se Rusia ka vrarë më shumë civilë sesa ushtarë ukrainas

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës është zotuar se radhët e sapoformuara të civilëve të patrajnuar që marrin armët kundër Rusisë nuk do të dërgohen në betejat e vijës së parë.

"Nuk ka kuptim. Përkundrazi. Ushtria jonë ndalon më shumë armiq sepse është e motivuar, e trajnuar më mirë dhe e armatosur”, ka thënë ministri i Mbrojtjes Alexei Reznikov në një video fjalim.

Ai shtoi se rekrutët duhet të informojnë ushtrinë për vendndodhjen e tyre dhe të mbajnë kontakte me qendrën e tyre lokale të rekrutimit.

Mbi 100,000 ukrainas i janë bashkuar tani njësisë së mbrojtjes territoriale të vendit, tha ai, duke shtuar se më shumë se 200,000 qytetarë ukrainas janë kthyer nga Evropa për të ndihmuar në luftë.

Reznikov ka thënë gjithashtu se trupat ruse kanë vrarë më shumë civilë sesa anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës.


07:29 - Rusia sulmon edhe dy qytete të reja në Ukrainë

Ka pasur raportime për shpërthime në qytete në anët e kundërta të Ukrainës në orët e para të së premtes.

Televizionet dhe mediat ukrainase po raportojnë shpërthime në Lutsk në veri-perëndim, si dhe në Dnipro - një qytet në brendësi të vendosur në lumin Dnieper dhe një bastion i madh në Ukrainën qendrore-lindore.

Asnjë prej këtyre qyteteve nuk ka parë granatime të drejtpërdrejta më parë.

Sirenat e sulmit ajror kishin rënë në disa qytete në Ukrainë në orët para shpërthimeve.