Botë

Mbi 80,000 të evakuuar nga Kievi dhe Sumy në dy ditë

Më shumë se 80,000 njerëz janë evakuuar nga zonat përreth kryeqytetit ukrainas, Kiev dhe qytetit Sumy, në verilindje, gjatë dy ditëve të fundit, ka njoftuar qeveria ukrainase.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka thënë në një video të postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram se më shumë se 60,000 njerëz ishin evakuuar nga Sumy dhe vendet përreth, raporton BBC.

Ndërkaq, rreth 20,000 njerëz janë evakuuar nga zonat në veriperëndim të Kievit, shtoi ajo, ndërsa 3,000 të tjerë u morën "me vështirësi" nga Izyum - një qytet në lindje të Ukrainës.

Në dy javë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, rreth 2.3 milionë njerëz janë larguar nga vendi, sipas Kombeve të Bashkuara.